Lajme

LDK shkarkon deputetin e Vjosa Osmanit, Haxhi Avdylin

LDK ka shkarkuar Haxhi Avdylin dhe tre zyrtarë të tjerë. Vendimi është marrë në degën e LDK-së në Prizren.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Sekretari i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi.

Ai ka thënë se ky ka qenë qëndrim i degës.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren në mbledhjen e saj të mbajtur më 03.01.2021,duke u bazuar në nenet 11,14 të statutit të LDK-së, mori vendim në mënyrë unanime, se ;

1. Haxhi Avdyli

2. Arsim Berisha

3. Artan Hoxha

4. Fadil Berisha,

Për shkak të angazhimit në iniciativa tjera politike, nuk përfaqesojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësit që i kishin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren.

Kundër këtij vendimi, palët e paknaqura mundë të bëjnë ankesë, në instancën më të lartë të partisë, në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, në afat prej 15 ditësh, nga data e shpalljes së këtij vendimi.

Kryesia e LDK-së,

Dega në Prizren

Postime të ngjajshme
Lajme

OBSh-ja: Do të triumfojmë në luftën kundër Covid-it

Lajme

Shqipëri, pandemia nxit investimet në klinika private

Lajme

Abrashi, LDK do t’i ruaj votat që i ka pasur: Largimi i Vjosa Osmanit s’ka ndikuar

Lajme

Pejë, në spital janë duke u trajtuar 72 pacientë të prekur me Covid-19