Lajme

LDK konfirmon ofertën e re të VV’së, s’tregon çka

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lidhja Demokratike e Kosoëvs ka pranuar se ka marrë ofertë të re mbrëmë nga kreu i LV-së, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Në një komunikatë nisur për media nga LDK-ja kanë bërë të ditur se dje nga LV-ja kanë marrë një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit, që ndodhi në javën e kaluar.

Megjithatë, thuhet se ka pasur disa ndryshime të vogla. Për të njëjtat do të shqyrtohen në ditët në vijim.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka bërë të ditur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Sot ndërkaq në media është duke qarkulluar një ofertë e re që po thuhet se Albin Kurti i ka bërë Isa Mustafës.

Sipas këtyre lajmeve, thuhet se Kurti i ka ofruar Mustafës shtimin e numrit të ministrive./GazetaExpress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet