Lajme

LDK-ja distancohet nga logoja e slogani që e publikoi ministrja Bajrami

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se logoja dhe slogani që zyrtarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, nxori në Facebook disa orë më parë, nuk janë të parapara për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai i ka quajtur “slogan e logo që po qarkullojnë në rrjete sociale”, por slogani “Mbesim në Lidhje” i shoqëruar me logon ku shihet një zemër e krijuar nga lidhëza e atleteve, u plasua nga ministrja në detyrë, Bajrami.

“Të nderuar. Një logo/slogan që po qarkullon në rrjete sociale nuk është logo/slogani i LDK-së për këtë fushatë”, ka thënë Mustafa, që është edhe ministër në detyrë i Bujqësisë.

Në fakt, në rrjete sociale pati shumë tallje me këtë logo.

Madje doli se kjo llogo ishte e një produkti që shitej për dhjetë dollarë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Musliu-Shoshi: Për ta kuptuar fuqinë e PDK-së, mjafton ta shihni mbështetjen e sontme nga Drenica

Lajme

Dastid Pallaska tregon pse pranoi të jetë avokati i Thaçit

Lajme

Njoftimi i KEDS’it, këto vende nesër nuk do të kenë rrymë

Lajme

Limaj tregon pse dështoi koalicioni me PDK-në