Sport

Lazio vendos çmimin e largimit për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi duket se do të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi nga Kosova iu bashkua skuadrës së madhe italiane verën e vitit të kaluar për një shumë prej 18,5 milionë euro.

Por aventura e tij në kryeqytetin italian nuk mund të quhet e suksesshme, pasi ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij.

 

Muriqi ka shënuar dy gola në 34 ndeshje të kampionatit italian, një në kampionat dhe një tjetër në kupën e Italisë.

Mediat italiane dhe ato turke raportojnë se prizrenasi do të rikthehet në Turqi përsëri tek ish-skuadra e tij Fenerbahce.

Gjiganti turk po kërkon huazimin e tij me të drejtë blerje, por Lazio synon që ta shes menjëherë gjatë verës.

Madje klubi nga kryeqyteti italian i ka vendosur edhe çmimin e largimit reprezentuesit kosovar.

 

Lazio po kërkon tetë milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin nga Kosova.

Brenda një viti të vetëm, Lazio do të humbas mbi 10 milionë euro nga Muriqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!

Sport

Ky futbollist njofton për largimin nga Arbëria

Sport

Etrit Berisha pritet të nënshkruajë me shtatë herë kampionin e Italisë

Sport

Bëhen ndryshime të mëdha në skuadër, konfirmohet ardhja e Rafet Prekazit