Sport

Lazio po synon edhe dy futbollistë shqiptarë

Thomas Strakosha, Vedat Muriqi e Elseid Hysaj duket numër i vogël i futbollistëve shqiptarë te Lazio për Igli Taren.

Ai po synon edhe dy futbollistë tjerë shqiptarë për t’iu bashkuar skuadrës italiane, shkruan Demokracia.com.

Sipas “Corriere dello Sport”, në listën e klubit kryeqytetas për merkaton e verës, janë edhe Xherdan Shaqiri i Liverpoolit si dhe Adnan Januzaj i Real Sosiedadit.

Edhe pse nuk ka një ofertë konkrete momentalisht, gjasat janë të mëdha, që ndonjëri prej tyre t’i bashkohet kolonisë shqiptare te Lazio.

Gjithsesi në krye të preferencave të Tares qëndron gjermani Julian Brandt. Borusia Dortmund duket e bindur të lejojë huazimin e gjermanit nëse formula do të jetë huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Në sfond gjithashtu mbetet edhe slloveni i Atalantas, Josip Iliçiç. Megjithatë, largimi i tij nga klubi italian dhe në veçanti drejt një rivali si Lazio do të jetë shumë i vështirë.

Postime të ngjajshme
Sport

Edon Zhegrova e merr një superlajm

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato

Sport

Interi vjen me lajmin e fundit për Christian Eriksen