Sport

Lazio do ta paguajë transferimin e Vedat Muriqit me katër këste

Vedat Muriqi ishte transferuar te Lazio në afatin kalimtar veror nga Fenerbahçe për shumën e 17.5 milionë eurove.

Mediumi italian “Il Tempo” raporton se klubi romak do ta paguajë transferimin e Muriqit në katër këste, shkruan “Zeri.info”.

Bëhet e ditur se tashmë Lazio ka paguar këstin e parë prej 4.8 milionë euro te klubi turk.

Pagesa e dytë, e njejtë me të parën duhet të paguhet në fund të këtij viti.

Ndryshe, Muriqi është paraqitur në shtatë ndeshje në të gjitha garat deri më tani për Lazion, por ende s’e ka gjetur golin,

Ndërkaq, në tri ndeshjet e fundit me Kosovën, Muriqi ka shënuar dy gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Sot Juventus-Torino: Këto janë formacionet e mundshme

Sport

Arbëria - Drenica: Forma e të dyja skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe përballjet direkte

Sport

Trepça '89 - Gjilani: Forma e të dyja skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe përballjet direkte

Sport

Ndeshje interesante zhvillohen sot në Ligën e Parë