Sport

Largohet nga futbolli kosovar për ta vazhduar jetën në Gjermani

Listës së futbollistëve që po zgjedhin të vazhdojnë jetën larg Kosovës, tashmë i shtohet edhe Kushtrim Hoxhaj.

Hoxhaj, që ishte pjesë e Istogut, tashmë jetën ka vendosur për ta vazhduar në shtetin e Gjermanisë, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Istogut.

“Portieri Kushtrim Hoxhaj largohet nga Istogu për ta vazhduar jetën në Gjermani

Portieri i Istogut Kushtrim Hoxhaj sot është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe me stafin e klubit, pasi që të shtunën Kushtrimi largohet nga Kosova, për ta vazhduar jetën në Gjermani.

Hoxhaj ishte pjesë e Istogut për më shumë se 10 vite.
KF ”Istogu” e falënderon Kushtrimin për kontributin e tij që e jepi në fanelën e Istogut në këto 10 vitet e fundit.

I dëshirojmë suksese dhe gjitha të mirat në jetën e tij”, thuhet në njoftimin e Istogut.

Postime të ngjajshme
Sport

“Lufta” mes Giroud dhe Benzema, Griezmann mban anën e këtij lojtari

Sport

Liverpooli merr këtë vendim për Xherdan Shaqirin

Sport

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës dëshiron ta përfundojë karrierën te Prishtina

Sport

Ismet Munishi tregon se si e aktivizoi Milot Rashicën ende pa i mbushur 16 vjet