Sport

Largohet futbollisti titullar nga skuadra shqiptare që po kërkon titullin

Rubin Hebaj nuk do të luajë më me Teutën.

Klubi durrsak njoftoi sot ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin shkodran me mirëkuptim.

Largimi i ish-sulmuesit të Partizanit dhe Vllaznisë ishte paralajmëruar prej ditësh, ndërsa sot ka marrë formën zyrtare ndarja e rrugëve mes tij dhe Teutës.

22-vjeçari realizoi 8 gola me ekipin durrsak përgjatë një viti, ku më të rëndësishmit janë dopieta në Superkupën e Shqipërisë ndaj Tiranës si dhe goli ndaj Beitar Jeruzalemit në raundin e parë eliminator të Europa Ligës.

Tani pritet me interes se ku do të vazhdojë karrierën më tej Hebaj, si dhe me çfarë sulmuesi do të përforcohet Teuta.

Postime të ngjajshme
Sport

Amir Prepolli, menaxheri dhe rehatuesi i klubeve kosovare në Turqi

Sport

McGregor para se të bëhej yll në UFC, luante si futbollist dhe e quante veten “makina e golave”

Sport

Konfirmohen miqësoret e Dritës në Turqi, skuadra nga Rusia dhe Ukraina sfidojnë kampionët e vendit

Sport

Ardian Nuhiu ka disa fjalë për Prishtinën dhe vjen me një premtim për ‘Intelektualët’