Lajme

Largohen banorët nga Rugova, zjarri po u rrezikon jetën

Zjarri ka kapluar rajonin e Bjeshkëve të Rugovës dhe si pasojë e temperaturave të larta nuk po arrin të mbahet nën kontroll. FSK ka evakuuar banorët nga pjesët ku zjarri ka arritur shumë afër shtëpive të banimit dhe po u rrezikon jetën atyre.

Banorët e kësaj treve i kanë treguar Gazetës Express se, FSK, së bashku me Policinë e Kosovës dhe me pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, kanë larguar banorët e disa pjesëve të Rugovës ku zjarri i është afruar shumë shtëpive të banimit. Ata janë nisur drejt qytetit të Pejës.

Vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive. Express ka tentuar të marrë informacione edhe nga policia për situatën me zjarret në Rugovë, por nuk janë përgjigjur.

Ndërkohë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë thirrje që vetëm personat zyrtarë të vizitojnë zonat ku zjarri nuk ka mundur të vihet nën kontroll. /gazetametro.net

Muhaxheri ka bërë thirrje që të mos vizitohet zona afër fshatit Shtupeq i Madh, nga Qafa e Brodiqit. Muhaxheri ka thënë se gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.

Policia apelon qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndizen zjarre, pasi që ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik, si për jetën ashtu edhe për pronën. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë dje në një status se ata persona që kanë shkaktuar zjarret, qëllimisht apo falë neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19