Sport

Largimi nga Gjilani, raportet me Bylbyl Sokolin dhe e ardhmja te Drenica, rrëfehet Erlis Frasheri

Qysh në fillim të afatit kalimtar të janarit, disa nga klubet e Superligës së Kosovës në futboll kanë nisur largimet dhe përforcimet për një stinor të veshtirë siç është ai pranveror.

Skuadra e cila është një nga kandidatët për titullin e kampionit në këtë edicion, Gjilani, ka larguar tre futbollistë.

Një nga largimet e “kuqebardhëve” ishte edhe mbrojtësi i krahut, Erlis Frashëri.

Mbrojtësi shqiptar ka folur për “Zeri.info” rreth largimit nga “Skifterat”.

Frashëri ka thënë se ndonëse kishte kontratë deri në fund të edicioni ai dhe ish-klubi i tij kishin vendosur të mbyllnin para kohës kontratën me marrëveshje të dyanshme.

“Kontrata ime me Gjilanin përfundonte me 31 maj të këtij viti. Por, kontratën e kemi zgjidhur me mirëkuptim nga të dyja palët”, tha fillimisht Frashëri të martën për “Zeri.info”.

Image
Mbrojtësi me përvojë ka shtuar se trajneri i tanishëm i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, nuk ka dashur që ai të “divorcohet” me klubin.

“Me trajnerin Bylbyl Sokoli kam qenë super. Ai ka dashur që unë të jem pjesë e Gjilanit”, shtoi Frashëri.

Pas largimit nga gjilanasit, futbollisti korçar i ishte bashkuar skuadrës tjetër të Superligës, Drenicës deri në fund të edicionit.

Erlis Frashëri tregoi se kishte edhe oferta të tjera, mirëpo kishte zgjedhur skuadrën nga Skenderaj.

“Kam pasur edhe oferta të tjera, por më bindi presidenti i Drenicës, Ilir Veliu së bashku me trajnerin Bledar Devolli që të jem pjesë e klubit”, potencoi ai.

Për fund, lojtari i “kuqezinjve” foli edhe për objektivat që ka tani me skuadrën e tij të re në Kosovë.

“Synimi im për të ardhmen është që të bëjë mirë te Drenica. Të jap maksimumin tim në çdo lojë dhe të arrijmë objektivat e klubit”, përfundoi Erlis Frashëri.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim