Sport

Largim me peshë nga Arbëria, ky është futbollisti i radhës i cili përshendetet me klubin

Largimeve nga skuadra e Arbërisë, i është bashkuar edhe një futbollist, shkruan Gazetasheshi.com.

Fjala është për Agon Llugiqin, i cili largimin nga dobrajasit e ka bërë të ditur me anë të llogarisë së tij në rrjetin social.

Mesfushori ka bërë me dije se e ka përfunduar kontratën me “Stuhinë e Kuqe” dhe në ditët në vijim ka paralajmëruar edhe skuadrën e tij të re.

Njoftimi i plotë nga Agon Llugiqi:

Të dashur shokë dhe dashamirë,

Pas disa viteve të kaluara në mënyrën më të mirë të mundshme në klubin e zemrës dhe shtëpinë time, Arbërinë dhe pas një sezoni historik ku arritëm synimin që të flitet për “Stuhinë e Kuqe” anë e mbanë Kosovës dhe të luftojmë deri në fund si të barabartë ndaj çdo skuadre të madhe të elitës, ka ardhur koha t’iu njoftoj se kam përfunduar kontratën me klubin dhe duke nisur qysh nga kjo verë do të nis një aventurë të re, për të cilën do iu njoftoj në ditët në vijim.

Faleminderit për gjithçka,
i juaji Agon Llugiqi

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare