Sport

Largim i rëndësishëm nga Dukagjini

Fatlum Gashi ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të jetë më pjesë e KF Dukagjinit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, Gashi ka njoftuar të gjithë tifozët se nuk do të jetë lojtar i Dukagjinit sezonin e ardhshëm.

“Përshëndetje. Dua të ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Dukagjini, falënderoj klubin në krye me presidentin Fabian Veseli, bashkëlojtarët, stafin me të cilët kam punuar. Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar ai.

Skuadra nga Klina do të luajë në Superligë këtë edicion, ku ndeshjen e parë do ta ketë ndaj Ballkanit.

Mesfushori 25 vjeçar nuk dihet se ku do të vazhdojë të ardhmen e tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar