Sport

Laporta nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Messit dhe Iniestas te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se një ditë mund të kthehen edhe Lionel Messi e Andres Iniesta, shkruan Zeri.info.

Këtë deklaratë Laporta e bëri sot, në një prezantim kushtuar rikthimit të Dani Alves.

“Nuk po përjashtoj asgjë, kjo ka ndodhur me Danin, i cili tashmë ka thënë se mosha është vetëm një numër, përveç kësaj ka bërë maksimumin për sa i përket financave.

Leo dhe Andres janë dy futbollistë të shquar. Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë nesër, të dy ende po vazhdojnë të luajnë.

Ne do t’i mbajmë gjithmonë në vëzhgim, por për momentin ata janë të lidhur me kontrata me klube të tjera. Nuk mund të parashikosh asgjë në jetë” – ka deklaruar i pari i klubit të Barcelonës.

Kujtojmë se Lionel Messi është pjesë e Paris Saint-Germainit, kurse Andres Iniesta aktivizohet te Vissel Kobe.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *