Sport

Laporta i premton Messit se do kryej këto tri transferime

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thuhet se i ka premtuar Lionel Messit se do bëjnë tri transferime nga Premierliga gjatë verës.

Klubi katalunas është i interesuar për të ndëtuar skuadrën nën urdhrat e presidentit të ri, transmeton lajmi.net.

Sipas Diario Gol, Barcelona mund të provojë të nënshkruajë me dyshen e Cityt, Sergio Aguero dhe Eric Garcia, të cilët do jenë agjent të lirë në verë, derisa në ‘radarin’ e tyre ndodhet edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Hector Bellerin.

Bellerin mund t’i kushtojë 30 milionë euro dhe për Barcelonën do ishte biznes i mirë nëse do realizoheshin te tri transferimet.

Messi është afër t’i përfundojë kontrata në “Camp Nou” dhe në mënyrë që të bindet për rinovim, Laporta i ka premtuar këto transferime.

Kohëve të fundit flitet edhe për rikthimin e Neymarit, ngase Laporta është afër të sigurojë një sponsor në vlerë 500 milionë euro.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s