Sport

Laporta i drejtohet opinionit dhe zbulon më shumë detaje për largimin e Messit

Sot nga ora 11:00 drejtuesit e Barcelonës po e mbajnë një konferencë për shtyp e udhëhequr nga presidentit Joan Laporta në “Camp Nou”.

Numri një i klubit katalanas po shpjegon më shumë detaje rreth divorcit me Lionel Messin.

Gjithçka dukej se ishte arritur për firmën në kontratën 5-vjeçare në “Camp Nou”, por në fund nuk u arrit objektivi për uljen e rrogave të skuadrës për të bërë regjistrimin e lojtarit në La Ligë.

DEKLARATA E LAPORTËS:

Mirëmëngjesi. Unë jam këtu për të shpjeguar situatën me Mesin. Fatkeqësisht ne kemi marrë një trashëgimi katastrofike. Fatura e pagës përfaqëson 110% të të ardhurave të klubit. Ne nuk kemi diferencë rroge. Ne e dinim që kur mbërritëm në klub.

Numrat që ishin paraqitur pas auditimit, janë shumë më tepër sesa ato që na kishin thënë dhe ato që kishim parashikuar bazuar në shifrat zyrtare. Humbjet e parashikuara janë shumë të larta, borxhet e parashikuara janë të larta. Nuk ka pagë diferenciale. Për të qenë në përputhje me fair-play-in e LaLiga-s, ne duhej të pranonim një marrëveshje të La Ligës që hipotekoi për gjysmë shekulli të drejtat televizive të një klubi me histori 120 vjet në këtë Ligë. Një klub që është mbi të gjitha. Me lojtarët, nga më të mirët në botë, presidentin dhe gjithçka.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar