Sport

Lampard fillon pastrimin, 10 lojtar mund të largohen nga Chelsea

Chelsea duket se do të shesë 10 lojtarë këtë verë.

Sipas The Times, trajneri Frank Lampard do të bëjë një revolucion brenda skuadrës në merkaton e ardhshme.

Kurt Zouma, Andreas Christensen, Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso do të nxirren në shitje.

N’Golo Kante ka luajtur 28 ndeshje me Blutë në këtë sezon, por mund të largohet gjithashtu, duke parë Lampard nuk e ka pasur të lehtë ta përfshijë në skemat e tij.

Kepa Arrizabalaga, i blerë për 71 milionë sterlina nga Bilbao vetëm dy vite më parë, mund të huazohet për t’u liruar nga rroga e tij e lartë.

Tiemoue Bakayoko dhe Ross Barkley mund të thonë gjithashtu lamtumirë, bashke me Michy Batshuayi, i cili nuk është aktivizuar që nga shkurti.

Ndërkohë, Willian ka refuzuar ofertën e Chelsea-t për të rinovuar kontratën dhe duket se do të largohet me kosto zero, me rivalët londinezë të Arsenal-it dhe Tottenham-it që janë të interesuar për brazilianin.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Kryeministri Hoti i gëzohet fitores së Liverpoolit

Sport

Deklarata e javës vjen nga Ismet Munishi

Sport

Sahiti: Drita duhet të luante ndaj Prishtinës, çka nëse do të shkonin në grupe, a do t’i shtyhej gjithë kampionati?

Sport

Përfundon super ndeshja, Liverpool - Arsenal