Sport

LAJMI I FUNDIT: Tek Prishtina e pranojnë se u kanë borxh lojtarëve, ja për sa paga bëhet fjalë

Drejtori menaxhues i Prishtinës, Bajram Sherifi ka mohuar zërat se klubi u ka borxh futbollistëve 3-4 paga.

Ai ka konfirmuar se klubi nuk ka paguar lojtarët vetëm një muaj dhe premton se së shpejti do ta shlyejnë borxhin.

Sherifi poashtu ka mohuar se lojtarët kanë bojkotuar stërvitjet para ndeshjes me Dritën.

“Djemtë janë tu u pagu. Jemi minus 1 rrogë, po kjo është tu ndodh me krejt ekipet, nuk është shumë tragjike. Po besoj që kryhet shumë shpejtë edhe ajo dhe jemi ok. Lojtarë fort mirë janë, kurrë ma mirë nuk jena kon. Ekipi është super, muj me ta konfirmu që atmosferë ma të mirë kurrë s’ka pas në ekip” deklaroi Sherifi për Indeksonline.

Drejtori menaxhues i Prishtinës, lë të hapur mundësinë që mund të jap dorëheqje nga posti, nëse Agjencia kundër Korrupsionit vendos që kjo punë bie në konflikt me një post tjetër që mbanë Sherifi.

“Jom tu e prit një vendim prej Agjencionit kundër Korrupsionit, lidhur me pozitën që e kam, edhe një tjetër. Hala nuk është e konfirmume 100% po jom tu prit vendim prej tyne, nëse ka konflikt me punën që e kom duna me dhonë dorëheqje prej njonit post. Kështu që për momentin jemi në stand-by” përfundoi Sherifi.

Ndryshe, Prishtina sivjet garon për të gjithë trofetë. Në janar fitoi Superkupën e Kosovës duke mposhtur Dritën, ndërsa tani synon suksesin në Superligë dhe Kupë.

Postime të ngjajshme
Sport

Presidenti i Prishtinës takohet me atë të Dritës dhe pyet se kush do të del kampion?!

Sport

Agjenti i Rrahmanit flet për të ardhmen e mbrojtësit të Kosovës

Sport

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sport

U hodh shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave