
Mbërrin lajmi i shumëpritur për Partizanin. “Demat e Kuq” kanë fituar zyrtarisht gjyqin në CAS, për zhbllokimin e transferimeve.
Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit të kuq bënë në dije se kryeqytetasit kanë marrë përgjigje pozitive nga CAS dhe tani mbetet vetëm që të fillojnë punën për përforcimin e skuadrës me lojtarët e nevojshëm.
Kujtojmë që Partizani u dënua pak muaj më parë për çështjen “Çinari”, me tri sesione merkato bllokim dhe me një gjobë 83 mijë euro. Ky vendim u apelua nga drejtuesit, ndërkohë që sot ka mbërritur dhe përgjigjja pozitive.
Me zhbllokimin e merkatos Partizani do të ketë më shumë shanse për të luftuar për titullin kampion, duke parë që trajneri Ilir Daja arriti t’i marrte maksimumin grupit që kishte në fillim të sezonit.