Sport

LAJMI I FUNDIT: Presidenti i Dritës po tërhiqet nga klubi

Presidenti i skuadrës më të madhe në Kosovë Fc Drita, po planifikon të largohet nga klubi.

Pas barazimit të Dritës ndaj Besës, ku ky rezultat nuk i shkon përshtati skudrës gjilanase e cila nga vendi i parë zbret në vendin e 3-të, Radio Star merr vesh se Valon Murseli pas këtyre rezultateve pritet të largohet nga posti i presidentit të klubit, dhe këto zëra pritet të konfirmohen.

Murseli së shpejti pritet të marrë këtë vendim për ta liruar pozitën e presidentit të Dritës, burimet e Radios Star mësojn se deri tek ky vendim ka ardhur për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj tij dhe familjës së tij nga tifozët dhe disa individë të tjerë.

Me ardhjen e Mureslit dhe Bunjakut në krye të Fc Dritës, skuadra gjilanase u shpallë dy herë kampion i Kosovës si dhe ka ka fituar Superkupën e Kosovës, pas këtyre trofeve skuadra e Dritës kishte arritur suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës