Sport

Lajmi i fundit: Operohet futbollisti i Dritës

Kampioni aktual i Kosovës, Drita ka njoftuar sot se është operuar me sukses mbrojtësi Ardian Cuculi i cili u lëndua të diellin në derbin ndaj Gjilanit, shkruan “Zeri.info”.

Cuculi u desh të largohet nga loja në pjesën e parë pas një dëmtimi në krah dhe lëndimi duket se ka qenë bukur i rëndë.

Gjithsesi, lajmi i mirë është se operimi ka kaluar me sukses dhe ai do të jetë jashtë skuadrës të paktën gjashtë javë.

Njoftimi i plotë i KF Drita:

Sot në Shkup, mbrojtësi jonë Ardian Cuculi e ka kryer me sukses operimin në nyjen e krahut.

Cuculi në derbin e së dieles mori një lëndim ku u detyrua ta lëshoj fushën dhe në ekzaminimin e bërë rezultoi që kishte dëmtuar nyjen e krahut dhe është dashur që ti nënshtrohet operimit.

Operimi ka shkuar shumë mirë dhe me suksese ku shpresojmë që edhe rehabilitimi të shkojë mirë. Nga ky lëndim Cuculi do të jetë jashtë ekipit për të paktën gjashtë javë.

Forca Kampion!

Shërim të shpejt.

Postime të ngjajshme
Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak

Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi