Sport

LAJMI I FUNDIT: Një tjetër futbollist largohet nga Drita

Futbollisti i cili erdhi me shumë bujë edicionin e kaluar te skuadra e Dritës, Vladica Brdarovski, do të largohet nga skuadra nga Anamorava në ditët në vijim.

Mbrojtësi i djathtë nga Maqedonia e Veriut nuk i realizoi ashtu siç pritej pritshëritë në skuadrën e Dritës, derisa skuadra gjilanase ditë më parë e ka transferuar mbrojtësin Përparim Islami nga Feronikeli për ta plotësuar bashllëkun që do ta lë 31-vjeçari Brdarovski.

Lajmi për largimin e tij nga Drita konfirmohet nga burime të sigurta të “Zeri.info” pranë klubit “bardhekaltër”.

Brdarovski i fundit në kampionatin e kaluar u paraqit në 17 ndeshje me Dritën.

Pelister , Zbrojovka Brno, Rabotnichki, Gyori dhe Vardar janë skuadrat në të cilat ëstë paraqitur Brdarovski gjatë karrierës së tij.

Me Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut i ka regjistruar shtatë paraqitje.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”