Sport

LAJMI I FUNDIT: Një lojtar i klubit prishtinas infektohet me koronavirus, tre të tjerë janë me simptoma, anulohet ndeshja e radhës

Klubi i futsallit, Mabetex Prishtina, i ka kryer testet për koronavirus dhe njëri nga lojtarët ka rezultuar pozitiv, shkruan Zeri.info.

Lajmi konfirmohet nga klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Klubi gjithashtu ka njoftuar se tre lojtarë të tjerë janë me simptoma dhe rrjedhimisht do të anulohet ndeshja e radhës në kampionat.

Mabetex Prishtina në fund të muajit e zhvillon ndeshjen në Ligën e Kampioëve dhe andaj duhet kujdes që mos të infektohet e gjithë skuadra.

Postimi pa ndryje i Mabetex Prishtinqës në rrjetin social Facebook

Stafi dhe lojtarët kanë kryer testet serologjike dhe testet në IKSHPK të COVID-19.

Klubi i Futsallit #MabetexPrishtina, ka kryer testimet serologjike të organizuara nga Komuna e Prishtinës, poashtu me rekomandimet e UEFA-së janë bërë edhe testimet në IKSHP. Vlen të theksohet se klubi pasi është informuar se një nga lojtarët tanë ka rezultuar pozitiv dhe tre të tjerë kanë simptoma jemi obliguar që ti kryejm testimet duke qenë të kujdesshëm që në fund të muajit do të zhvillojmë ndeshjën në Champions League.

Rezultatet e testimeve për pjesë tjetër të skuadrës do të dihen pas 48 orëve, rrjedhimisht skuadra jonë nuk do të mundet të zhvilloj ndeshjën e planifikuar sot të xhiro-së pesë në Superligën e Kosovës në Futsall. Falenderojmë Komunën e Prishtinës, Federatën e Futbollit e Kosovës, Ministrinë e Sportit për përkrahjën dhe gadishmërinë për të na qëndruar afër edhe në këtë situatë.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina beson që fitorja ndaj Drenicës sot ishte pika e kthesës për Llapin

Sport

Trajneri i Borussias kërcënon Interin

Sport

Futbollisti i Ballkanit shumë afër rikthimit në fushat e blerta

Sport

Ja kur luhet ndeshja e mbetur Drita – Llapi