.
LajmeSport

Lajmi i fundit: Ndërron jetë legjenda e boksit, Xhevdet Peci

Ka ndërruar jetë legjenda e boksit kosovar, Xhevdet Peci.

I ndjeri ka ndërruar jetë në SHBA. Peci, është boksier shqiptar, ish pjestar i KB Prishtina, disa herë ishte kampion i ish-Jugosllavisë.

Xhevdet Peci nga viti 1975 deri 1983 arriti ti fitoj pesë tituj ne konkurrencën ekipore dhe katër tituj në konkurrencën individuale në ish-Jugosllavi.

Po në këto vitë Peci arriti të fitoj edhe dy kampionate Ballkanike.

Peci për pesë vite me radhë ishte boksieri që nuk kishte humbur asnjë match. Me 1983 dërgohet në Radniçki të Beogradit si huazim për ta shpëtuar nga rrënja e ligës.

Pas katër mujave Peci vendos të kthehet në folen e vjeter dhe bokson deri më vitin 1986 ku në Podgoricë të Malit të Zi pas një padrejtësie nga referi Serb ndaj tij e detyron Pecin që ta knock out-oj Referin në Ring dhe këtu Pecit i ndalohet boksimi përjetësisht dhe K.B.Prishtina dërgohet në ligën e dytë.Rekordet e Xhevdet Pecit:(1975 – 1983)

– Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale(1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencen ekipore(1978) – Kampion Ballkanikë(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë(1999 – deri me sot ) – kryetar e këshilit profesional së federatës boksit të Kosovës.

Related posts
Lajme

Vehbi Kajtazi: Gucati e Haradinaj e kanë merituar dënimin

Lajme

Ky është 18-vjeçari që vodhi ‘Mercedes G Class’ në Istog, pronari e ndoqi derisa e kapi

Lajme

Pse Millo Gjukanoviq nuk e vizitoi kurrë Kosovën? Ja përgjigjia e tij

Lajme

Leonora Jakupi pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora