Sport

Lajmi i fundit: Llapi me trajner të ri

Tri humbjet në tri ndeshjet e para e kanë shtyrë Llapin të bëjë ndonjë ndryshim.Meqenëse për largimin e trajnerit Tahir Batatina as që bëhet fjalë, ky i fundit ka marrë afër vetes trajnerin e njohur vendor, Sunaj Keçin.

Duket që kjo lëvizje i ndihmoi Llapit, pasi që bardhekaltërit në fundjavë morën një pikë në “Fadil Vokrri” duke luajtur baras me Prishtinën, 0:0.

Klubi i Llapit nuk ka preferuar të zyrtarizojë lajmin në faqen zyrtare.Keçi ka qenë pjesë e Llapit edhe në të kaluarën, ku po ashtu ka ushtruar rolin e ndihmës trajnerit.

Kujtojmë që tekniku prishtinas ishte trajner i Flamurtarit në edicionin e kaluar.Ai u largua nga kuqezinjtë pasi këta të fundit ranë në Ligën e Parë

Postime të ngjajshme
Sport

Mbyllet përballja e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri"

Sport

Ballkani realizon edhe golin e dytë ndaj Trepçës ’89

Sport

Trepça '89 - Ballkani: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Sport

Ka gol në ndeshjen, Trepça '89 - Ballkani