.
LajmeSport

Lajmi i fundit; Ish-futbollisti i Barcelonës vdes në aksident trafiku

Ish-anësori i ekipit të të rinjve të Barcelonës, Maxi Rolon, ka vdekur në një aksident automobilistik i cili i mori jetën edhe vëllait të tij binjak futbollist Ariel

Dyshja humbën kontrollin e veturës Fiat Punto me të cilën po udhëtonin në një kthesë dhe u përplasën me një pemë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës në rrugën kryesore midis qyteteve Pujato dhe Casilda në provincën argjentinase të Santa Fe.

Maxi Rolon ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Barcelonës në periudhën e vitit 2010-2016.

Rreth këtij rasti ka reaguar edhe klubi i Barcelonës.

“Jemi të tronditur nga vdekja e Maxi Rolon, një futbollist i të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 deri më 2016. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe i dërgojmë mbështetjen e plotë familjes së tij. U prefsh në paqe”, ka shkruar faqja zyrtare e Barcelonës.

Related posts
Lajme

Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë

Lajme

Blero këndon në dasmën e Arbër Zenelit, shpërthejnë të qeshurat

Lajme

Burri i kërkon ndihmë gruas: Hajde rrahim vëllain tim

Lajme

“Kam me pagu dikë me ta heq kokën”/ 75-vjeçari kërcënon fqinjin e tij në prezencë të Policisë në Prishtinë