Lajme

LAJMI I FUNDIT: Humbin jetën nga Covid-19, dy pacientë në Spitalin e Gjilanit

Betejen me virusin COVID-19 e kanë humbur edhe dy pacientë, të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.Bëhet fjalë për një grua nga Gjilani (1955) dhe një burrë nga Konçuli I Bujanocit (1956), ka bërë të ditur drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili.

Fatkeqësisht, në orët e mbrëmjes betejen me COVID-19 e ka humbur një qytetare e Gjilanit, ndërkaq në orët e mesnatës ka ndërruar jetë edhe një pacient nga komuna e Bujanocit, i lindur me 1956. Familjeve të tyre, në emrin tim dhe në emër të Spitalit të Përgjithshëm i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Ismajli për Mediafokus.info.

Në Spitalin e Gjilanit deri në këtë moment janë të shtrirë 91 pacientë, ku të konfirmuar me COVID-19 janë 60, 27 pacientë të tjerë të shtrirë aty po e presin rezultatin për virusin, ndërkaq 4 prej tyre kanë rezultuar negativë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Hoti njofton se kur do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%

Lajme

Biznesi i Haxhi Avdylit përfiton subvencione nga VV’ja në Prizren

Lajme

Opinion nga studenti nga pikpamja e tij për debatet telivizive politike

Lajme

Lajm i mirë: Mblidhen 100 mijë euro për shërimin e të riut nga Suhareka