Lajme

LAJMI I FUNDIT: Grabitje tjetër në një market në Prishtinë, terrorizohen punëtorët

Një tjetër grabitje ka ndodhur sonte në një market në rrugë ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.

Sipas njoftimeve të para thuhet se rreth orës 21:20, një market është grabitur në Prishtinë.

Ndërsa nga policia thuhet se kanë marrë pjesë tre persona në këtë grabitje.

Sinjali mëson se me armë të gjata, disa persona të maskuar kanë grabitur kasafortën e marketit dhe kanë ikur në drejtim të Matiqanit.

Punëtorët janë terrorizuar nga ky rast. Ndërkaq, detajet akoma nuk janë konfirmuar nga Policia e cila aktualisht është në vendin e ngjarjes.

Kjo është grabitja e tretë brenda pak ditëve në Kosovë.

Duhet theksuar se një fugon që transportonte para të bankave është grabitur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Ndërsa ditë më parë në Prizren nga tentim-grabitja mbeten të plagosur babë dhe birë, pronar të një argjendarie./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia