
Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi, Ferizaj ka fituar miqësoren e parë në vitin 2020, shkruan Gazeta Sport.
Sot, Ferizaj, mposhti me rezultatin e lartë 4-0 skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Renova.
E Ferizaj tashmë ka siguruar shërbimet e një talenti.
Bëhet fjalë për ish futbollistin e Prishtinës, Ramush Ramadani.
Ky i fundit tashmë i është bashkuar Ferizajt dhe nga ky edicion do të jetë pjesë e tyre.