Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dalin pamjet nga grabitja me armë e fugonit që po transferonte para të bankave

Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Gjilan-Prishtina, ku persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi që ishte duke transportuar para të bankave, përcjellë Gazeta Metro.

Ndërsa kanë dalur edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku një kombi është sulmuar me armë nga persona të panjohur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi, i cili ishte duke transportuar para të bankave.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, deklaroi ai./gazetametro.net

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *