
Trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli ishte shumë afër të bëhet me skuadër të re.
Pasi nuk arriti te rehatohet te Prishtina e Flamurtari ku nuk qëndroi me shumë sesa nga 2 javë në krye të skuadrës, Sokoli ka marrë një ofertë të re nga skuadra e Arbërisë së Dobrajes por marrëveshja nuk është arritur.
Burime të gazetës mësojnë se Sokoli ishte kontaktuar nga drejtuesit e skuadrës së Arbërisë por që nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Lajmin për Zëri.info e ka konfirmuar kryetari i Arbërisë së Dobrajës, Jahir Krasniqi.
“Kemi pasur interesim dhe bisedime por nuk kemi mundur të merremi veshë me profen, kështu që do të vazhdojmë punën me trajnerin tonë”, ka thënë shkurt Krasniqi.
Arbëria momentalisht është në pozitën e dytë në tabelë në Ligën e Parë me synime të mëdha për t’u inkuadruar në elitën e futbollit.