
E papritur ajo që i ka ndodhur së fundmi Ballkanit.
Skuadra nga Suhareka duket se ka pësuar një nga goditjet më të rënda prej UEFA-së, përcjellë Gazeta Olle.
Sipas mediumit maqedonas “Infosport”, portieri i huazuar aty së fundmi nga Shkëndija është rikthyer përsëri në Tetovë, përshkak se UEFA ka vendosur t’i bëjë “BAN” Ballkanit në këtë afat kalimtar.
Ballkani është ndaluar përshkak të problemeve me “TMS – Transfer matching system”.
Tani “Xhebrailat” jo vetëm që duhet të kërkojnë një portier tjetër, por edhe të punojnë me UEFA-në që kjo e fundit t’i liroj nga bllokimi që u ka bërë.