Lajme

Lajmi i fundit: Arrihet koalicioni i Nismës për Kosovën me AKR-në e Pacollit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Është arritur koalicioni mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re, mëson Gazeta Express.

Në ora 11 pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje, e cila i jep fund spekulimeve për partinë e z. Pacolli. Një gjë e tillë gjithashtu e konsideron të mbyllur edhe punën e Nismës për Kosovën, duke mos lënë shumë hapësirë për koalicion të këtij subjekti me ndonjë parti tjetër. Limaj tash po e krijon një bosht rreth vetes.

Këto dy parti kishin bashkëpunim edhe gjatë legjislativit të fundit pasi që ishin partnerë në qeverinë e drejtuar nga AAK-ja.

Ky është koalicioni i dytë zyrtar mes partive para zgjedhjeve që pritet të mbahen tani që Kuvendi zyrtarisht është shpërndarë. Koalicioni i parë ishte lidhur mes AAK-së dhe PSD-së. /Gazeta Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat