Sport

LAJMI I FUNDIT: Albert Bunjaki rikthehet në FFK

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, është rikthyer të punojë në Federatën e Futbollit të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Në kuadër të riorganizimit të FFK-së, Bunjaki do te angazhohet si zyrtar në kuadër të edukimit të trajnerëve, sektor te cilin FFK mëton ta ketë si shkollë të edukimit dhe licencimit edhe për licencën A, në të ardhmen e afërt.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të “Zeri.info” pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Bunjaki së fundmi ka punuar në Kosovë te skuadra e Feronikelit ku e ka ushtruar rolin e këshilltarit të presidentit Naser Ramaj.

Bunjaki e ka drejtuar Kosovën si përzgjedhës nga viti 2007 deri në vitin 2017.

Ai ka punuar si trajner edhe në Suedi në skuadra si: Orebro, Degenfors dhe Kalmar.

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët befasojnë Arbërinë midis Turqisë, ja çfarë ndodhi

Sport

Arsenali në bisedime me super talentin e gjigantit spanjoll

Sport

Futbollisti i Feronikelit rikthehet pas shtatë muajve në fushën e blertë!

Sport

Gjilani cakton një miqësore, luan kundër kësaj skuadre