Sport

Lajme të këqija për Zvicrën, futbollisti shqiptar humbet sfidat eliminatore si pasojë e dëmtimit

Vetëm pak ditë më parë Xherdan Shaqiri u transferua tek skuadra e Lyonit në Francë pas një eksperience 3-vjeçare te Liverpooli.

Por aventura e Shaqirit nuk ka nisur si duhet pasi sulmuesi 29-vjeçar është dëmtuar duke humbur ndeshjet dy ndeshjet kualifikuese me Italinë dhe Irlandën e Veriut në fillim të shtatorit.

Lajmi u bë i ditur nga media zvicerane ‘’20min’’ e cila shkruan se Shaqiri është larguar nga grumbullimi me helvetët për tu rikthyer sërish te Lyoni. Një lajm jo i mirë për Zvicrën që duhet të bëjë në këto dy ndeshje të vështira pa prezencën e sulmuesit shqiptar që është kthyer në pikë referimi për helvetët. Ndërkohë vetë Shaqiri ka reaguar për largimin nga kombëtarja duke u shprehur:

‘’Kohët e fundit isha stërvitur individualisht dhe për këtë arsye nuk kam ende ritmin e nevojshëm të konkurrencës. Në konsultim me Murat Jakin dhe klubin tim, ne vendosëm që të kthehesha në Lyon për t’u përgatitur për detyrat e ardhshme në klub . Ishte e rëndësishme për mua të kaloja dy ditët e para të grumbullimit të kombëtares në Bazel, të merrja pjesë në takim me trajnerin tonë të ri dhe të shihja përsëri shokët e mi të skuadrës’’, u shpreh Shaqiri.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar