Lajme

Lajm shpresëdhënës: Vaksina anti-COVID e BioNTech mund të shpërndahet para vitit të ri

Një dritë jeshile në betejën disa mujore me COVID-19. Vaksina anti-COVID e BioNTech mund të shpërndahet brenda vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA brenda vitit 2020.Sipas drejtorit të BioNTech, Ugur Sahin kjo vaksinë mund të marrë shpejt autorizimin dhe të shpërndahet në SHBA dhe BE para vitit të ri.


“Ne mund të jemi në gjendje të dorëzojmë vaksinën në dhjetor,” tha ai.

Vaksina e krijuar nga kompania Pfizer, në bashkëpunim me Biontech, deklaroi se rezultatet përfundimtare nga faza e tretë të vaksinës së saj COVID-19 tregojnë se ajo ishte 95% efektive. Prodhuesi tha se efikasiteti i vaksinës ishte për të gjitha moshat dhe etnitë dhe se nuk kishte efekte anësore të mëdha. Efikasiteti në të rriturit mbi 65 vjeç, të cilët janë në rrezik të veçantë nga virusi, ishte mbi 94%.Pfizer përsëriti se pret të prodhojë deri në 50 milion doza vaksinash këtë vit, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milion njerëz dhe më pas të prodhojë deri në 1.3 miliardë doza në 2021. /Shqiptarja.com/

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit