Lajme

Lajm i mirë: Shërohet nga Ieukemia 6-vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

6-vjeçari nga Juniku, Arian Krasniqi, i cili ishte diagnostifikuar me Ieukemi, është shëruar nga kjo sëmundje.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët thanë se pas një trajtimi të gjatë në Turqi, Ariani tashmë është shëruar dhe do të kthehet në Kosovë.

“Me rekomandim të Mjekëve, për shëndetin e Arianit, jemi të obliguar t’iu përmbahemi disa rregullave sidomos kontaktin me njerëz,Ariani e ka të ndaluar, kjo për arsye të shmangies nga gripet, infeksionet dhe bakteriet e ndryshme dhe shmangies nga një trajtim i tillë. Është e domosdoshme t’iu përmbahemi rregullave STRIKTE, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve për shëndetin e Arianit”, shkroi ndër të tjera në Facebook babai 6-vjeçarit, Islam Krasniqi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Foto e rrallë e Daut Haradinaj me Hamëz Jasharin

Lajme

Këto janë dy shtetet e vetme ku ka më shumë gra se burra në parlament

Lajme

Vdes punëtori i Postës nga COVID-19

Lajme

Vaksinat anti-Covid shiten në tregun e zi, sa kushton një dozë