Lajme

Lajm i mirë po i pret pensionistët kontributdhënës

Është votuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës nisma ligjore për plotësim ndryshimin e ligjit NR. 04/L-131 Për skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, ka treguar saktësisht se çka pritet të përfitojnë pensionistët kontributdhënës nga ky ndryshim i ligjit dhe po ashtu rrjedhën e gjithë kësaj nisme. Derisa muaj më parë në Kuvendin e Kosovës është miratuar rezultuan në lidhje me këtë tematik, ka pasur kërkesa që të plotësohet dhe ndryshohet ligji, e pikërisht për këtë ka folur Haxhiu.

“Atëherë kam kërkuar që në atë rezolutë që brenda dy muajve qeveria të ndryshoj ligjin.

Mirëpo qeveria nuk ka vepruar dhe kam nisur nismën ligjore, e cila ka kaluar në të gjitha procedurat në Kuvend, duhet të përgatiten dokumente, të gjitha në Kuvend dhe i kam përcjellur dhe janë votuar në Kryesinë e Kuvendit. Që nënkupton që Qeveria jep një vendim rreth nismës ligjore”, tha Haxhiu.

Ajo ka sqaruar se kriteri diskriminues ku kërkohet që pensionistët të kenë 15 vite përvojë paralufte po kërkon të largohet. “Kërkoj heqjen e kriterit diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues, sepse nënkupton që të gjitha ata që kanë pjesë e ish sistemit kurse pjesa më e madhe nuk e përmbushin.

Kjo nënkupton se ata që kanë 35 vite përvojë pune, por nëse nuk i kanë 15 vite para lufte, ata do të marrin vetëm pensionin e moshës, prandaj kjo është diskriminim”, nënvizoj Haxhiu.

Me këtë nen të ligjit iu ishte mohuar pensionistëve kontributdhënës që të merrnin pensionin ashtu siç iu takon, por se tani me këto ndryshime deputetja Haxhiu , beson që qeveria nuk do të vonohet dhe më në fund edhe kjo kategori e ndjeshme shoqërore, do ta ketë trajtimin e duhur dhe gjatë këtij viti të kenë të finalizuar këtë ligj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e vdekjes nga COVID-19 sipas moshës

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Specialja publikon një tjetër dokument, edhe aty thuhet se katolikët konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së