Sport

Lajm i mirë për Shqipërinë, bashkohen tre lojtarë titullarë

Sfida e ditës së premte mes Anglisë dhe Shqipërisë do të jetë një takim interesant me një “Wembley” të mbushur plot. Një interesim shumë i madh edhe për faktin se është ndeshja e fundit e Anglisë në shtëpi për këto kualifikuese.

Me një kapacitet prej 87 mijë vendesh, mitiku do të përcjellë emocione për lojtarët dhe tifozët e Kombëtares. Një mungesë në këtë fushë do të jetë edhe ajo e Armando Brojës.

Në një njoftim të së hënës nga FSHF-ja u tha se sulmuesi nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë dhe do t’i bashkohet skuadrës ditën e martë. Por në seancën e djeshme stërvitore Broja nuk ishte prezent dhe me shumë mundësi do të humbasë ndeshjen ndaj Anglisë.

Këtë la të kuptohej edhe mbrojtësi Veseli dje në konferencën për shtyp, i cili përmendi se mungesa e Brojës do të na penalizojë, pasi me të kishim edhe një alternativë më shumë. Pas mungesave të Gjimshitit, Balliut, Rei Manajt, listës i shtohet edhe Armando Broja.

20-vjeçari është dëmtuar në kavilje me skuadrën e tij Southampton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Vilës. Lojtari aktualisht është në mbikëqyrjen e stafit të Southamptonit pasi ka pasur sërish shqetësime.

STËRVITJA – Ndërkaaq, pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar stërvitjen normalisht. Portieri Strakosha, pas testeve të kryera për shqetësimin në gju, nuk ka pasur asgjë serioze dhe dje është kthyer nën urdhrat e Ilir Bozhiqit.

Nga ana tjetër, seanca e djeshme ishte e para për Marash Kumbullën dhe Bekim Balajn, të cilët mbërritën me vonesë në grumbullim. Stërvitja ka vijuar normalisht për rreth 60 minuta, ku është punuar me ngarkesë të plotë.

Sa i përket formacionit, në portë Berisha, ndërsa pesë lojtarët që do të formojnë prapavijën e kuqezinjve, me shumë mundësi do të jenë po ata lojtarë që luajtën ndaj Polonisë. Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi mund të jenë të besuarit e Rejës edhe një herë.

Në mesfushë pritet Gjasula, Bare dhe dilema ka mes Çekiçit dhe Bajramit, ndërkohë në sulm Uzuni dhe Cikalleshi.

Related posts
Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *