Sport

Lajm i madh për Kosovën, rikthehet nga lëndimi njëri nga lojtarët kryesor

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvilloj dy ndeshje të rëndësishme në muajin tetor.

Fillimisht me 10 tetor Dardanët do të luajnë ndeshje miqësore me Gjibraltarin, ndërsa katër ditë më vonë luajnë për kualifikime me Malin e Zi.

Trajneri Bernard Challandes ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë këtë fundjavë.

Njëri nga futbollistët kryesor të Kosovës në repartin e mesfushës, Herolind Shala është rikthyer nga lëndimi.

Shala kishte thyer dorën javë më parë, çka i kishte kushtuar me humbjen e dy ndeshjeve të shtatorit ndaj Çekisë e Anglisë, shkruan Gazeta Sheshi.

Mesfushori i Kosovës është aktivizuar në 25 minutat e fundit për skuadrën e tij Valerenga në duel me Viking.

27-vjeçari ka disa ditë që është duke punuar me grupin tjetër të skuadrës në stërvitje dhe nga java tjetër pritet të luaj titullar për Valerengan.

Shala pritet që të grumbullohet për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, pasi është njëri nga lojtarët e preferuar të përzgjedhësit Challandes.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv