Sport

Lajm i madh për Kosovën para takimit me Çekinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kosova ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Çekinë dhe bëhet fjalë për një mungesë të çekëve.

Kombëtarja e Kosovës më 14 nëntor do të luajë në udhëtim te Çekia në kuadër të kualifikimeve të Evropianit, shkruan Insporti

Në Plzen, ‘Dardanët’ do të luajnë përballë Republikës së Çekisë që shihet si ndeshje për ‘jetë a vdekje’, sa i përket kualifikimit.

Sulmuesi i Çekisë dhe RB Leipzigut, Patrik Schick mund të mos jetë në gjendje për lojë, për përballjen me Kosovën.

Sipas gazetës gjermane Kicker, klubi gjerman ka kërkuar nga Federata çeke që Schick të mos ftohet për ndeshjet e nëntorit [ndaj Kosovës e Bullgarisë].

Kombëtarja e Çekisë pritet ta publikojë listën me futbollistët gjatë ditës në nesërme, ku sipas asaj që raportohet në Çeki, Schick nuk pritet të jetë në listë.

Sulmuesi 23-vjeçar nuk është gjendje për lojë derisa ka munguar që nga ndeshjet e tetorit në fushën e blertë.

Kjo kërkesë e Leipzigut drejtuar kombëtares që Schick të mos ftohet sidoqoftë mund të injorohet, për shkak se ndeshja shihet si vendimtare për kualifikim në Evropian dhe kombëtarja mund të bëjë çmos që ai të jetë i gatshëm për lojë, derisa në të kaluarën ishte akitivizuar si gjysmë i lënduar.

Kujtojmë se ishte pikërisht Schick ai që i kishte shënuar Kosovës, në fitoren 2:1 të ‘Dardanëve’ në muajin shtator në “Fadil Vokrri”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv