Sport

Lajmi i fundit: Mirel Josa kërkon paratë e kontratës, Prishtina ia ka borxh afro 50 mijë euro

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pavarësisht që Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës, ai ende nuk ka kryer përfundimisht punë me ‘bardhekaltrit’.

Trajneri shqiptar ishte emëruar në krye të Prishtinës në shtator të vitit 2017, duke nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

Megjithatë, qëndrimi i tij zgjati vetëm 2 vite.

Josa nuk ka dhënë dorëheqje, andaj po vazhdon t’i kërkoj paratë që i takojnë.

Rroga e tij mujore ka qenë 4,000 euro që do të thotë se për 1 vit të mbetur, sipas kontratës Prishtina i’a ka borxh trajerit shqiptar 48 mijë euro.

Siç raporton sot “Indeksonline”, Josa ka qëndruar në Kosovë gjatë javës së kaluar dhe është takuar me zyrtarët e Prishtinës për ta zgjidhur këtë çështje.

Ish trajneri i Tiranës, për dy vite qëndrim te kryeqytetasit e fitoi vetëm Kupën e Kosovës në vitin 2018.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv