Sport

LAJM I FUNDIT: Ky është vendimi për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet, Fushë Kosovës dhe Vjosës

Komisioni i Garave i Ligës së Dytë në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që dueli ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës i ndërprerë xhiro të shtunën më 17 prill të përsëritet, raporton Gazetasheshi.com.

Në arsyetimin e dhënë nga komisioni thuhet se asnjëra nga dy skuadrat nuk kanë qenë përgjegjëse në eskalimin e dhunës dhe ndërprerjen e ndeshjes, ndaj ka vendosur që takimi të përsëritet edhe njëherë.

Për oranizimin e ndeshjes është përgjegjës komisioni i garave ndaj ka vendosur që ky takim të riluhet edhe njëherë.

Ndeshja do te zhvillohet me datë 25.04.2021(e diele) ndërsa skuadrat respektive do të njofohen me kohë sipas rregullores së garave dhe akteve normative.

Skuadrat që nuk i përmbahen këtij vendimi, ose nuk paraqiten në fushën e lojës do të përballen me pasoja jurdike.

Ky është edhe vendimi i Komisionit të Garave në Ligën e Dytë:

Njëherit kjo ndeshje është e para në histori të futbollit kosovar e cila do të përsëritet edhe pse kërsitën boksat dhe shqelmat, ndërkohë që pati edhe të lënduar.

Dueli derbi ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte ndërprerë në minutën e 60-të të ndeshjes, pasi që futbollistët e dy skuadrave u përfshinë në dhunë fizike.

Postime të ngjajshme
Sport

Liga e Parë, sot do të mësohen dy skuadrat që futen në Superligë

Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes