Sport

Lajm fantastik për Kosovën, përveç Zeqirit edhe ky talent i madh do t’i bashkohet “Dardanëve”

Përveç Andi Zeqirit, sulmuesit që shumë shpejt pritet të kalojë në Premier League tek skuadra e Brighton, Kosovës do t’i bashkohet edhe një talent nga Zvicra, shkruan Insporti.

Fjala është për mesfushorin e Saint Gallen, 21 vjeçarin Betim Fazliji i cili pritet të jetë pjesë e kombëtares A të Kosovës në muajin nëntor, në qoftë se kompletohet dokumentacioni në kohë.

Lojtari ka konfirmuar negociatat me Bernard Challandes dhe është pjesë e planeve të trajnerit sipas Kohës.

“Kisha shumë oferta, edhe nga Bundesliga por nuk mendoj se është momenti i duhur. Nuk dua të shkojë në Gjermani e pastaj të rri në bankën rezervë. Dua të bëjë hapa përpara dhe të vazhdojë me suksese me ekipin dhe Kosovën” – u shpreh ai.

Kujtojmë që Kosova në fillim të muajit tetor luan dy ndeshje të rëndësishme, ndaj Maqedonisë së Veriut Play Off-in e Nations League si dhe ndaj Sllovenisë në kuadër të Nations League edicionit të dytë./Insporti.com/

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit u përcoll nga personi i rëndësishëm i UEFA-së, ja arsyeja pse ai është në Kosovë

Sport

Ramadani flet për përballjen me Ballkanin, ka disa fjalë edhe për gjyqtarin Dardan Çaka

Sport

Shënoi supergol në ndeshjen e sotme, flet Yll Hoxha

Sport

Feronikeli më në fund fitoi, tani kjo është skuadra më e dobët e 5 javëve të fundit në Superligë