Sport

Lajm fantastik për Kombëtaren e Kosovës

Një lajm shumë i mirë për Kombëtaren e Kosovës ka ardhur nga Zvicra

Shteti i Zvicrës do ta heq nga lista e karantinës Kosovën më 28 shtator.

Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, e cila në tetor do të luajë ndeshjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë.

Futbollistët si Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli e Edon Zhegrova do ta kenë më lehtë që të vijnë te Kosova, pasi nuk detyrohen që të shkojnë në karantinë pas rikthimit në Zvicër.

Kujtojmë që në ndeshjet e shtatorit Kosova pati shumë mungesa për ndeshjen kundër Greqisë pasi klubet nuk lejuan disa futbollistë që të vinin të luanin në vendin tonë shkaku i pandemisë COVID-19.

Tani, futbollistët e Kosovës që luajnë në Zvicër mund të vijnë pa ndonjë problem pasi nuk do të kenë nevojë për karantim pasi të rikthehen te klubet e tyre.

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Kujtim Shalës vazhdon me formën e mirë, shënon në Gjermani

Sport

Ballkani nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë, ja cila skuadër e mposhti e fundit

Sport

Juventus – Barcelona: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes më të zjarrtë të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sport

Brugge - Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Vedat Muriqin