Lajme

Laç, 170 familje mbesin në qiellin e hapur, duhen ndihma

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Thumana dhe Durrësi, janë dy nga zonat më të prekura nga tërmeti i së martës. Ndonëse të gjitha ndihmat janë orientuar drejt këtyre dy vendeve, janë disa pjesë të tjera për të cilat ka më shumë nevojë momentalisht.

Përmes thirrjeve të bëra në rrjete sociale, thuhet se nëse vazhdohet të dërgohet përsëri ndihma në Durrës dhe Thumanë, atëherë ato do të magazinohen, apo do të “keqpërdoren”, prandaj Laçi mendohet se ka nevojë më shumë, teksa flitet se 170 familje janë në qiell të hapur.

Ndërsa zonat tjera në urgjencë janë edhe :Peze, Prezë, Ishem, Fushë – Krujë, Sukth, Vore e Shijak, në të cilat nuk kanë shkuar fare ndihma.

Kujtojmë që bilanci i numrit të viktimave mendohet të jetë rreth 40, ndërsa vijojnë kërkimet edhe për 6 persona të tjerë në Durrës./io/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat