Lajme

Labinot Tahiri thumbon Valon Sylën

Këngëtari, Labinot Tahiri, në emisionin e verës “n’nejë” ka thënë se personat të cilët i quajnë mërgimtarët “gërrnaça” apo “shaca”, nuk e kanë idenë as vet se çfarë do të thonë këto pseudonime.

Labi ka rikujtuar se diaspora mbetet e rëndësishme për vendin, teksa i ka quajtur të panjerëzishëm personat që thonë se mërgimtarët po vijnë për të pirë Red Bulla apo për t’i rregulluar dhëmbët.

“Ata që ju thonë gërrnaça nuk e dinë as vet se çfarë janë. Ajo fjalë nuk ekziston dhe nuk mundesh të etiketosh as një mërgimtarë. Pas luftës i fituam nga dy euro në xhep, por prapë jemi të varur nga diaspora. Kjo është dëshmuar edhe në pandemi. Ata që thonë ‘shacat po pijnë shumë red-bulla apo po vijnë për t’i rregulluar dhëmbët’, nuk janë njerëzor”, u shpreh Labi në ATV.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet

Lajme

Paralajmërohet rreziku për zjarre në 10 qytetet e Shqipërisë