Lajme

Labinot Tahiri për vdekjen e 19 vjeçares: Edhe kjo vajzë kinse prej covidit a?

Labinot Tahiri ka reaguar pas vdekjes së 19 vjeçares për të cilën IKSHPK tha se rezultoi pozitiv për koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Labi e quajti absurde këtë gjë, duke thënë se ka të moshuara që i mbijetojnë covidit, derisa 19 vjeçarja vdiq pasi nuk mundnin t’i bënin transplantimin e veshkës sipas familjes, derisa IKSHPK thotë se ishte e infektuar me koronavirus.

Ai shprehu keqardhje për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë betejë.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Pa koment pêr Zotin!

A edhe kjo vajz kinse prej KOVIDIT A????

Familje e dashur, e di që nuk ju mjafton as ngushëllimi sot për vajzên e cila ndrroi jetë!

Nuk di çka të ju them, vetem e di qê absurde kjo cka po ndodh?!

Kur ne i shikojmê këto të moshuara mbi 100 vjet që kinse i kanë mbijetuar KOVIDIT, kurse kjo engjellushe e cila vdiq demek ne fund , pasiqë nuk patên mundesi ta bejnë transplatimin e veshkês, sipas familjes! Pastaj e paskan dhan lajmin se vdiq nga Kovidi, vërtetë pa koment!!!!

Ma beni hallall nese po gaboj!!!!

Nje ditë do te dale e verteta e krejt ketyre VDEKJEVE!

Me vjen keq per krejt familjet që po i humbin te dashurit e tyre.

Ty trim që deshte me ia dhurua veshkën, Zoti ta beftë jetên DRITË.”/gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel