Sport

Labinot Ibrahimi flet për Prishtinën dhe Partizanin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Partizani luan të dielën ndaj Tiranës dhe ky do të jetë derbi i parë i epokës “Demi” pa praninë e Labinot Ibrahimit te të kuqtë.

Mbrojtësi kosovar u huazua në fillim të sezonit te Prishtina dhe në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Labi, ashtu siç e thërrisnin të gjithë, pohoi se e vuan shumë mungesën e derbit.

Ibrahimi tregon sekretin e pathyeshmërisë së Partizanit në këto 6 vite, si dhe jep mesazhin për shokët e ekipit se si të dalin nga ngërçi që i ka kapur.

Problemin Labi nuk e shikon te harmonia, por te skema që po përdor trajneri, i cili po u kërkon lojtarëve diçka që nuk bëhet.

Ai ka bindje se Partizani fiton sërish, por nëse mundet, faturën e paguan Lerda. Në rrëfimin e tij Ibrahimi tregon momentet më të mira që ka përjetuar në derbe dhe Elis Bakajn e veçon si lojtarin që e ka provokuar më shumë.

Largimin nuk po e përtyp dot, pasi thotë se ka qarë kur shokët i dedikuan fitoren e Superkupës dhe nëse e thërrasin, ai pohoi se është i gatshëm që për Partizanin të vijë në këmbë nga Prishtina në Tiranë.

Labinot, si po ju shkon aventura te Prishtina?

Mirë, nuk është keq, pasi kam arritur të adaptohem. Kalova një kohë të gjatë në Tiranë, 6 vite, kështu që pata probleme në fillim. Por, me kalimin e kohës e kalova dhe tani ndihem mirë në Prishtinë.

Sa ju mungon Tirana si qytet dhe Partizani si ekip?

Shumë, pasi u bënë 6 vite në Shqipëri. Sigurisht që e ndiej mungesën e Tiranës, po ashtu edhe të Partizanit, pasi aty isha si në shtëpinë time. Kam kaluar momentet më të bukura aty.

Pas 6 vitesh vjen një derbi pa Labin “dem të kuq”. Ju mungon më shumë juve apo Partizanit i mungoni ju ndaj bardhebluve?

Ufff… derbi? Çfarë të flasësh për derbin! Ai të motivon edhe po të mos duash vetë. Për Zotin, do të më mungojë shumë. Aq shumë më mungon, pasi do të bëja çmos që të isha i pranishëm në atë takim. Ndoshta të dyja palët do ta ndiejmë mungesën e njëri-tjetrit. Gjithsesi, unë kam besim te çunat, të cilët do të dalin me kokën lart nga ky derbi. Dihet se Partizani nuk ka humbur asnjë derbi gjatë këtyre 6 viteve sa isha unë aty. Them se Tirana do të mbetet sërish e kuqe.

Sa i rëndësishëm është ky derbi për Partizanin dhe fatet e kujt mendoni se varen në këtë takim?

Partizanit i duhet për t’u kthyer te lojërat e veta dhe të rrijë në rrugën e duhur për titullin. Unë mendoj që do varet fati i trajnerit, pasi të humbasësh një derbi, për tifozët, presidentin edhe lojtarët do të thotë shumë. Por, Partizani e fiton sërish derbin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv