Show Bizz

Labi tregon se po distancohet për disa ditë nga rrjetet sociale

Ai pak ditë më parë është rikthyer me projektin e ri muzikor të titulluar “Hajde thuaje”.

Fjala është për artistin Labinot Tahiri, i cili momentalisht po shijon suksesin e kësaj kënge që e ka sjellë në bashkëpunim me Valon Bibën.

Derisa kanë kaluar vetëm pak ditë që nga lansimi, Labi ka bërë një postim duke njoftuar se po shkëputet për pak ditë nga rrjetet sociale dhe se do të rikthehet pas publikimit të këngës tjetër në bashkëpunim me Burakun.

Ai po ashtu shpreson që pas datës 15 qershor të fillojë me koncerte, duke qenë se ishte më pasiv prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë.

Postimi i plotë i këngëtarit Labinot Tahiri:

“A jeni mirë publik i dashur? Uroj të jeni shëndoshë e mirë. Ju falënderoj që vazhdoni ta dëgjoni këngën ‘Hajde thuaje’.

Do të pauzoj me postime deri mbas datës 15 qershor, e ku shpresojë se do fillojnë mbrëmjet ligjërisht sepse nuk kam pranuar dhe nuk kam bërë mbrëmje pa u vendos zyrtarisht e pastaj shihemi me emrin e Zotit.

Me Instagram do të pauzojë derisa ta postojmë klipin e radhës me Burakun një këngë tepër të fuqishme e titulluar ‘Për xhanin shumë kam pi’.

Ju shkoftë dita e mbarë, java e muaji.

Me ju Labi”.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Hasbulla duket si fëmijë i vogël por nuk do e besoni dot se sa vjeç është në të vërtetë

Show Bizz

Sa shumë është rritur vajza e Anitës e Ramushit, nga sot fillon një rrugëtim të ri

Show Bizz

Çfarë i bëri Xheri Blerona Zeqirit kur ajo shkoj për herë të parë në “RTV 21”

Show Bizz

Blerona Zeqiri tregon se si u shndërrua në një nga femrat më të bukura kosovare