Show Bizz

Labi ka disa fjalë për pjesëmarrjen e Bregoviç në Festivalin e Korçës

Këngëtari i mirënjohur i estradës ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale.

Labinot Tahiri, ka shkruar një postim duke e kundërshtuar pjesëmarrjen e këngëtarit serb në Festivalin e Korçës.

Artisti shqiptar, ndër të tjera ka shkruar se ftesa e bërë ndaj tij lëndon zemrat e shqiptarëve.

“Vëllezër e motra shqiptare, po e llogarisë veten si i fundit me radhë ndaj reagimit që duhet t’a bëjmë të gjithë artistët, kundër mbajtjes së atij koncerti, i cili lëndon zemrat e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë!”, kanë qenë disa nga fjalët e Labit.

Postimi i plotë i këngëtarit:

Shqipëri oj nëna jonë… 🇦🇱 Me mundesi, mos e kalo pa e lexuar! Thirje atyre që përqahen mes vete ne postime ndaj ati koncerti që lendon zemrat e shqiptarëve! Politika nuk bën pjesë nëpër rrjedhat e gjakut tonë. Ajo është e ardhur si mjet përqarjeje, aty ku një atdhe nuk është shumë i fuqishëm, si pasoj e politikanëve të ligë! Vëllezër e motra shqiptare, po e llogarisë veten si i fundit me radhë ndaj reagimit që duhet t’a bëjmë të gjithë artistët, kundër mbajtjes së atij koncerti, i cili lëndon zemrat e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë! Neve e dim se ju si vëllezër e motra për ne, nuk e keni ftuar atë këngëtarë që i ka thurrur lavdi gjenocidit në Kosovë, por këtë e ka bërë politika e ligë, ku disa politikanë mundohen ta duan civilizimin e turpshëm ( duke e dashur aty një këngëtarë serb, ku në anen tjetër poshtron gjakun shqiptarë! Mos bini pre e postimeve të liga deri në atë masë që me u përqa ne si shqiptarë nëpër komente! Lexo- Dikurë, kur as regjimi i Milloshit në Kosovë e as ai i Enver Hoxhës në Shqipëri, nuk e kishin mundësinë t’a ndalonin shqiptarin t’a donte Kosovën e Shqipërinë, t’a ëndërronte bashkimin, e t’a dërgoj dheun nga Shqipëria në Kosovë, – as tani, askush, asnjë politikan e asnjë këngëtarë, nuk do të mund të na ndaloj t’a duam Shqipërinë! Shkoni kah do që ua do zemra në Shqipëri duke e sabotuar çdo përqarje. Të jetojmë me dashuri për njeri-tjetrin, ashtu siç thonë Bibla e Kurani, e mbi të gjitha Vatani… 🇽🇰🇦🇱 Me shumë dashuri për çdokë që i rrah zemra shqip, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë!

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Konkurrenti i “Për’puthen” rrëfen si e humbi këmbën në aksident por nuk u dorëzua kurrë

LajmeShow Bizz

Sa kushton një bukë në Kosovë? Çudit Miss Tuti me përgjigjen

Show Bizz

Ky është personi që tentoi ta sulmonte Noizyn në sheshin Skënderbej

Show Bizz

Dardi i “It’s my love” po bëhet babë, zbulon gjininë e foshnjës